Kuvendi emëron 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës me mandat katërvjeçar
Kuvendi i Kosovës ka emëruar 15 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Shkencës, të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të cilët do të kenë mandat katërvjeçar. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, gjatë prezantimit të propozimit në Kuvend, theksoi rëndësinë e funksionalizimit të këtij institucioni për zhvillimin, koordinimin dhe avancimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore në vend. Sipas Çekut, përbërja e re përfshin ekspertë nga fusha të ndryshme akademike dhe shkencore, duke synuar përfaqësim të gjerë të institucioneve të dijes, fushave prioritare të shkencës dhe balancim gjinor. Po ashtu, përfshirja e disa anëtarëve nga përbërja e mëparshme synon të sigurojë vazhdimësinë e punës së Këshillit, përcjell KultPlus. Këshilli Kombëtar i Shkencës përbëhet nga 15 anëtarë, të cilët përfaqësojnë këto fusha: Aliriza Arenliu –...
Burimi:
kultplus.com