Në ditëlindjen e Adem Jasharit, kujtohet jeta dhe sakrifica e familjes Jashari
Më 28 nëntor 1955, në Prekaz të Skenderajt, lindi Adem Jashari, një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, emri i të cilit do të lidhej përgjithmonë me rezistencën dhe luftën për liri. I njohur si Komandanti Legjendar, Jashari u shndërrua në simbol të qëndresës, ndërsa historia e tij dhe e familjes së tij zuri një vend të veçantë në kujtesën kombëtare shqiptare. Fëmija i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit, Adem Jashari kreu shkollimin e mesëm teknik në Skenderaj. Pas zhvillimeve politike të vitit 1990 dhe shfuqizimit të institucioneve të Kosovës, ai u përfshi në organizimin e rezistencës kundër regjimit serb, duke u bërë një nga figurat qendrore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë viteve 1990, veprimtaria e tij dhe e bashkëluftëtarëve...
Burimi:
kultplus.com