Kupa e Miqësisë/ Zhvillohet turneu i veteranëve në “Loro Boriçi”, marrin pjesë Kombëtarja, Vllaznia, Flamurtari dhe Michigan
“Kupa e Miqësisë” ishte një aktivitet i veçantë sportiv që bashkoi në fushë disa prej skuadrave të veteranëve, në një turne që solli së bashku eksperiencën, emocionet dhe dashurinë për futbollin në stadiumin “Loro Boriçi”. Në aktivitet morën pjesë Kombëtarja Shqiptare e Veteranëve, Vllaznia e Veteranëve, Flamurtari i Veteranëve dhe Michigan, në një organizim ku në fokus ishte sporti, miqësia dhe rikthimi në fushë i emrave që kanë kontribuar ndër vite në futboll. Turneu nisi me përballjen mes Vllaznisë së Veteranëve dhe Flamurtarit të Veteranëve, me skuadrën shkodrane që fitoi 1-0. Në gjysmëfinalen tjetër, Kombëtarja Shqiptare e Veteranëve u përball me Michigan, në një takim që u mbyll 1-1 pas kohës së rregullt. Përballja u vendos nga gjuajtjet e penalltive, ku Kombëtarja Shqiptare e Veteranëve...
Burimi:
sportekspres.com