Kumbaro: Shkollat funksionojnë normalisht, jemi gati për dialog me studentët
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka garantuar se procesi mësimor vijon normalisht në të gjithë vendin, pavarësisht dëmtimeve të shkaktuara gjatë protestave të fundit. Në një mesazh drejtuar prindërve, nxënësve dhe studentëve, ajo falënderoi mësuesit për angazhimin e tyre, bëri thirrje për më shumë komunikim me fëmijët dhe theksoi se shkollat mbeten të hapura, ndërsa theksoi se është e gatshme për dialog me studentët. Shkollat janë të hapura dhe në funksion të plotë, është shprehur Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mëngjesin e sotëm, përmes një mesazhi nga zyrat e Ministrisë së Arsimit. “Punonjësit e Ministrisë së Arsimit nuk kanë ndaluar asnjë ditë punë, qoftë fizikisht, qoftë online për shkak se një pjesë e zyrave të janë të dëmtuara. Gjatë fundjavës kemi qenë në komunikim pa...
Burimi:
javanews.al