Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë
Është zhvilluar sot në kryeqytet edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës ku morën pjesë rreth 5.800 garues. Gara përfshinte maratonën e plotë prej 42 kilometrash, gjysmëmaratonën 21 kilometra, garën 10 kilometra, kategorinë e re 5 kilometra dhe garën 3 kilometra “We Too”. Kjo e fundit bëri pjesë personat me aftësi të kufizuara duke përcjellë mesazhin se sporti është për të gjithë. Sportistja Luiza Gega ka triumfuar në maratonën e plotë prej 42 kilometrash duke fituar çmimin e madh prej 5 mijë eurosh, ndërsa në kategorinë e meshkujve vendin e parë e mori Fatjon Konomi. Eventi sportiv ka nisur që prej orës 08:00 ndërsa në kuadër të planit të masave të hartuar nga Policia për garantimin e mbarëvajtjes, qarkullimi është pezulluar në disa akse kryesore...
Burimi:
javanews.al