“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

Kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në vitin 2013, Bashkimi Evropian e cilësoi marrëveshjen si një hap që i afronte të dyja vendet me Evropën. Trembëdhjetë vjet më vonë, Asociacioni nuk është themeluar, Kosova vazhdon të presë përparim në integrimin evropian, ndërsa BE-ja këmbëngul në përmbushjen e këtij detyrimi. Ndryshimi i pushtetit në Serbi ka rikthyer diskutimet për mundësinë e një qasjeje të re ndaj Asociacionit. Për Kosovën, megjithatë, shtrohet edhe një çështje tjetër: nëse mund të ndërmarrë hapa pa pritur Beogradin dhe t’i shfrytëzojë ata për të avancuar në proceset e integrimit ndërkombëtar. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë të...