Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Dy persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë vënë nën hetim për sulmet me vezë e sende të forta ndaj eskortës së kryeministrit Edi Rama ndërsa udhëtonte dje drejt Gjirit të Lalzit për Asamblenë e PS. Të arrestuarit janë: Edison Lika dhe Albi Dema. Ngjarja ndodhi në fshatin Kameras, ku grupi i protestuesve thirri “Rama në burg, Berisha në burg” ndërsa gjuanin eskortën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: E. L., 28 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Gjithashtu, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: E. P., 33 vjeçe, D. G., 50 vjeç, O. D., 34 vjeç, M. C., 28 vjeçe, L....