Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale
Mjegulla ka përfshirë gjatë ditës së sotme një pjesë të madhe të juglindjes së vendit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa prej akseve rrugore nacionale. Më e dendur mjegulla është paraqitur në segmentin nga fshati Libonik deri në Grabovicë, në aksin Korçë-Pogradec. Probleme me dukshmërinë janë evidentuar gjithashtu në rrugën Voskop-Voskopojë, në segmentin Boboshticë-Dardhë, si dhe në pjesë të ndryshme të aksit Qafë Plloçë-Qukës dhe në majën e Qafë Thanës.
Burimi:
gijotina.com