Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kultura në hije/ Sa dhe si po flitet gjatë fushatës zgjedhore?
👁5853
Në një studim të realizuar në vitin 2024 mbi mekanizmat publikë të financimit për artet pamore, shqetësimet kryesore të artikuluara nga komuniteti artistik ishin: niveli i ulët i financimit, mungesa e transparencës në menaxhimin e fondeve dhe centralizimi i vendimmarrjes. Buxheti i vitit 2024 për “Artin dhe Kulturën” ishte rreth 2.9 miliardë lekë ose gati 0.4% e buxhetit total të shtetit të planifikuar në 737 miliardë lekë. Dukshëm, buxheti për artin në Shqipëri mbetet në nivele tejet të ulëta në krahasim me vendet e BE-së, ku mesatarja për vitin 2023 ishte 1.2% e PBB. Në krahasim me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...