“Zëri im ka vend”, një shfaqje që vendos në qendër fëmijët dhe përcjell mesazhe në teatrin Metropol  

“Zëri im ka vend”, një shfaqje që vendos në qendër fëmijët dhe përcjell mesazhe në teatrin Metropol  

“Zëri im ka vend” një produksion artistik, që vendos në qendër botën emocionale të fëmijëve dhe të drejtën e tyre për t’u dëgjuar. Përmes një gjuhe skenike bashkëkohore, që ndërthur teatrin, lëvizjen, muzikën dhe elementët simbolikë, shfaqja në teatrin Metropol në Tiranë fton publikun në një udhëtim të thellë reflektimi mbi vendin që zëri i fëmijëve zë në familje, në shkollë dhe në shoqëri. “Në skenë ngrihen pyetje që shpesh mbeten pa përgjigje: A i dëgjojmë vërtet fëmijët? A u japim atyre hapësirën për të shprehur mendimet, emocionet dhe ëndrrat e tyre? A i kuptojmë kur ata kërkojnë të flasin?”, thuhet në njoftimin rreth shfaqjes. “Zëri im ka vend” sjell histori, ndjenja dhe situata me të cilat fëmijët përballen çdo ditë. Përmes personazheve dhe momenteve...