25 vjet më pas, “Djemtë e Detit” rikthehen në Lezhë me një natë kushtuar muzikës dhe kujtimeve
Një rikthim i veçantë në qytetin e origjinës, me këngët e grupit dhe kujtimin e Gent Demaliajt. Lezha u kthye për një mbrëmje në një pikë takimi për “Djemtë e Detit”, grupin që dikur i dha zë një prej kapitujve më të dashur të muzikës shqiptare. Pas 25 vitesh, anëtarët e grupit u ngjitën sërish në skenë, duke sjellë për publikun këngët që shënuan vitet e tyre të para. Rikthimi nuk ishte thjesht një koncert. Ishte një përballje me kohën dhe me kujtimet që kanë mbetur pas. Në sallë u ndërthurën emocionet e atyre që i kishin ndjekur që në fillimet e tyre me një brez më të ri që tashmë i njeh këngët e grupit si pjesë të trashëgimisë muzikore shqiptare. Në qendër të...
Burimi:
kultplus.com