Revista “Which?”: Shqipëria, destinacioni që ka mahnitur turistët me transformimin e saj
Revista britanike “Which?” i ka kushtuar një artikull të veçantë Shqipërisë, duke e cilësuar vendin si një nga destinacionet turistike që ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, transmeton albinfo.ch. Artikulli vë në pah rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve, duke theksuar se Shqipëria ka kaluar nga rreth 4 milionë vizitorë një dekadë më parë në rreth 12 milionë turistë gjatë vitit 2025. Sipas revistës, ky zhvillim e ka shndërruar Shqipërinë në një nga destinacionet më tërheqëse në rajonin e Mesdheut, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve nga vende të ndryshme të botës. Në artikull veçohen bukuritë e Rivierës Shqiptare, e njohur për plazhet dhe peizazhet mahnitëse, si dhe Tirana, e cila përshkruhet si një qytet dinamik me një jetë të pasur...
Burimi:
kultplus.com