Gjenden pikturat e vjedhura në Parma

Gjenden pikturat e vjedhura në Parma

Policia italiane ka gjetur tre pikturat e mjeshtërve francezë Paul Cezanne, Pierre-Auguste Renoir dhe Henri Matisse, të cilat u vodhën nga një muze pranë qytetit verior të Parmës në mars. Veprat e artit u gjetën në një apartament në Parma, ndërsa nëntë shtetas moldavë janë nën hetim për grabitjen. Siç shihet dhe në këtë video, dy persona të maskuar hyjnë nga dritarja, rrëmbejnë tre pikturat nga muri dhe më pas dalin menjëherë nga ndërtesa në më pak se tre minuta. Pikturat u grabitën nga muzeu Fondazione Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo dhe ekspertët e artit thanë se vlera e tyre tejkalonte shifrën e 9 milionë eurove. Veprat janë “Tasse et Plat ⁠de Cerises” (“Kupë dhe pjatë me qershi”) e Cezanne-it, “Les Poissons” (“Peshku”) e...