Emily Eavis konfirmon se Madonna nuk do të performojë në Glastonbury 2027
Madonna nuk do të jetë pjesë e Glastonbury Festival në vitin 2027, ka konfirmuar organizatorja Emily Eavis, duke i dhënë fund spekulimeve për një debutim të këngëtares në festivalin britanik. Eavis bëri të ditur se tre artistët kryesorë të edicionit të vitit të ardhshëm tashmë janë rezervuar, por emrat e tyre nuk janë bërë publikë. E pyetur nëse Madonna është një prej tyre, ajo u përgjigj: “Jo, definitivisht nuk është Madonna.” Organizatorja nuk dha detaje nëse Taylor Swift mund të jetë pjesë e formacionit, duke zgjedhur të mos komentojë më tej. Ajo gjithashtu theksoi se shumica e spekulimeve që qarkullojnë për Glastonbury nuk rezultojnë të sakta. Thashethemet për pjesëmarrjen e Madonnës nisën në qershor, pasi këngëtarja deklaroi se po planifikonte “diçka më të madhe” në...
Burimi:
kultplus.com