Zbulohen bërthama galaktikash antike

Zbulohen bërthama galaktikash antike

Zbulohen bërthama galaktikash antike. Teleskopi hapësinor ka arritur të vrojtojë 31 quasar, të cilët gjenden shumë larg dhe ushqehen nga vrima të zeza kolosale, dy prej të cilave janë më të lashtët e parë ndonjëherë nga njerëzimi. Mosha e tyre datohet rreth 670 milionë vjet, kur Universi ishte i sapolindur në terma astronomikë. Ato ndriçojnë shumë; drita dhe energjia që lëshojnë është e krahasueshme me atë të një mijë miliardë diej. Rezultati i punës së një ekipi të gjerë ndërkombëtar është publikuar në revistën Astronomy and Astrophysics dhe është fryt i punës së Euclid, teleskopit që nisi punën në vitin 2023, me aftësi teknike të jashtëzakonshme. Quasar përfaqësojnë një fazë të jetës së një galaktike, përgjatë së cilës vrima e zezë që pozicionohet në qendër...