“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit

“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit

Muzika pushtoi kalanë e Rozafës, ku nata e dytë e “Za Fest” mblodhi qindra artdashës nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit. Në një prej monumenteve më ikonike të qytetit, performancat artistike u ndërthurën me atmosferën historike, duke krijuar një përjetim unik për publikun. Sipas ideatorit të festivalit, Vlashent Sata, “Za Fest” është kthyer tashmë në një komunitet artistësh dhe artdashësish, i ndërtuar ndër vite dhe i bashkuar nga dashuria për muzikën dhe kulturën. Edhe moderatorja Dojna Mema vlerësoi frymën që përcjell festivali, duke theksuar se ai arrin të bashkojë artistët dhe publikun në një përvojë të përbashkët kulturore. Me natën përmbyllëse, që zhvillohet sërish në kalanë e Rozafës, “Za Fest” rikonfirmon edhe këtë vit statusin e tij si një nga ngjarjet më të...