Vendbanimi Mesjetar i Komanit, pikë referimi e trashëgimisë kulturore
Në zemër të luginës së Drinit, në rrëzë të majës së Dalmacës, shtrihet Vendbanimi Mesjetar i Komanit, një nga sitet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. I shpallur Monument Kulture që në vitin 1963 dhe Zonë Arkeologjike A dhe B në vitin 2015, ky kompleks përfaqëson një dëshmi të vyer të historisë sonë. I vendosur në një reliev të thepisur malor, në një lartësi prej 560–620 metrash mbi nivelin e detit, vendbanimi ofron një ndërthurje të rrallë të kulturës, arkeologjisë dhe peizazhit natyror, duke e kthyer në një destinacion me vlera të veçanta për vizitorët dhe studiuesit. Specialistet e Drejtorise Rajonale te Trashegimise Kulturore Shkodër, bëjnë punë të përditshme mirëmbajtjeje duke përballuar edhe terrenin e vështirë e distancat e gjata, që ky thesar...
Burimi:
kultplus.com