Tradita, ritualet dhe arti modern bashkohen në projektin artistik “Mbi fjalë”
Nga Julia Vrapi “Mbi fjalë” është një projekt artistik, që sjell në skenë një ndërthurje mes traditës dhe bashkëkohores. Një projekt artistik me regji nga Blenard Azizaj, që synon të risjellë në vëmendje dhe të modernizojë elementët më thelbësorë të trashëgimisë kulturore shqiptare përmes një qasjeje bashkëkohore. “Mbi fjalë” u shfaq premierë vjet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, për t’u rikthyer sërish në skenë për publikun. Një tjetër projekt artistik, që vjen nga Azizaj këtë sezon, i cili do të shfaqet për tre mbrëmje me radhë për publikun. Duke ndërthurur artin e kërcimit modern me ritualet tradicionale, veshjet popullore dhe muzikën karakteristike të trevave shqiptare, projekti artistik “Mbi fjalë” krijon një urë mes të kaluarës dhe të tashmes, duke nxitur...
Burimi:
sot.com.al