Hapet Seminari i 44-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Hapet Seminari i 44-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Në Prishtinë është hapur edicioni i 44-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili këtë vit po bashkon studiues, albanologë, profesorë, studentë dhe dashamirës të shqipes nga Kosova, Shqipëria, mërgata dhe vende të ndryshme të botës. Seminari do të zhvillohet nga 17 deri më 28 gusht, me një program të pasur shkencor, kulturor dhe artistik, duke krijuar hapësirë për ligjërata, kurse të gjuhës shqipe, sesione shkencore, tryeza diskutimi dhe aktivitete të ndryshme kulturore, shkruan KultPlus. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, si dhe u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Çeku vlerësoi rëndësinë e Seminarit si një hapësirë të rëndësishme të bashkëpunimit shkencor dhe kulturor, duke veçuar bashkëpunimin ndërmjet Universitetit të...