U nda nga jeta Zenun Brovina, FFK shpreh ngushëllime për familjen

U nda nga jeta Zenun Brovina, FFK shpreh ngushëllime për familjen

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Zenun Brovina, një prej figurave emblematike të futbollit të Kosovës. Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Brovina, duke e vlerësuar Brovinën si një prej futbollistëve më të spikatur të gjeneratës së tij. Brovina karrierën e nisi te Vëllaznimi i Gjakovës, ndërsa luajti edhe për Partizanin e Beogradit dhe Prishtinën. Ai ishte gjithashtu kapiten i Reprezentacionit të Kosovës. FFK ka theksuar se me talentin, përkushtimin dhe karakterin e tij, Brovina la gjurmë të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar. Ndarja e tij nga jeta vjen në të njëjtën ditë me atë të Erdogan Celinës, duke shënuar një humbje të dyfishtë për futbollin e Kosovës. “Me Zenun Brovinën, futbolli i Kosovës humbi një legjendë. Por trashëgimia...