Tradita, ritmet dhe emocionet u ndërthurën në FFTK të Lojërave Popullore dhe Riteve në Burrel
Burreli u kthye për dy ditë në një festë të gjallë tradite, ku lojërat popullore, ritet, zakonet, muzika dhe vallet folklorike sollën emocione, energji dhe ngjyra në çdo cep të qytetit. Artistë nga treva të ndryshme të Shqipërisë sollën në skenë kostume tradicionale, interpretime autentike dhe atmosferën e bukur të trashëgimisë sonë kulturore jomateriale, duke krijuar momente që u duartrokitën nga publiku gjatë gjithë festivali. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale ka ndarë pamje të festivalit në faqen e saj, duke pohuar se solli dhe energjinë e artistëve nga treva të ndryshme të Shqipërisë. “Traditë, ritëm dhe emocione u ndërthurën në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Lojërave Popullore dhe Riteve. Nga loja te riti, nga skena te duartrokitjet e publikut, festivali solli atmosferën e gjallë të...
Burimi:
sot.com.al