Jean-Michel Jarre, pionieri që e shndërroi muzikën elektronike në art
Jean-Michel Jarre është një nga figurat më të rëndësishme të muzikës elektronike dhe një prej artistëve që ndryshuan mënyrën se si muzika mund të përjetohet. Kompozitor, producent dhe interpretues, ai ka ndërtuar një karrierë prej më shumë se pesë dekadash, duke bashkuar muzikën me teknologjinë, dritën, imazhin dhe spektaklin. Jean-Michel André Jarre lindi më 24 gusht 1948 në Lyon të Francës. Ai u rrit në një familje muzikore, pasi babai i tij, Maurice Jarre, ishte kompozitor i njohur i muzikës së filmave. Që në moshë të re, Jean-Michel studioi piano dhe më vonë u afrua me muzikën elektronike dhe eksperimentale. Një ndikim i rëndësishëm në formimin e tij ishte puna me Pierre Schaeffer, pionier i muzikës konkrete dhe elektroakustike. Kthesa e madhe në karrierën e...
Burimi:
kultplus.com