Sot përmbyllet UPWARD Student Film Festival 2026 me ceremoninë e ndarjes së çmimeve
Edicioni i tretë i UPWARD Student Film Festival 2026 përmbyllet sonte me ceremoninë solemne të ndarjes së çmimeve, ku do të shpallen fituesit e këtij viti. Pas katër ditësh të mbushura me filma studentorë nga e gjithë bota, masterclass-e, diskutime dhe takime ndërkombëtare, festivali do të mbyllë edicionin e tij të tretë duke vlerësuar krijuesit e rinj përmes çmimeve nga Juria Ndërkombëtare, Juria Universitare dhe Juria e Medias, shkruan KultPlus. Ceremonia do të mbahet sot, më 11 korrik 2026, në Kino ABC në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00. UPWARD Student Film Festival ka sjellë edhe këtë vit një program të pasur me krijimtari të re filmike, duke krijuar një hapësirë takimi mes studentëve, regjisorëve të rinj dhe profesionistëve të industrisë së filmit nga Kosova...
Burimi:
kultplus.com