Shefqet Musaraj, ndër prozatorët më të spikatur të shekullit XX

Shefqet Musaraj, ndër prozatorët më të spikatur të shekullit XX

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujtoi, në 40-vjetorin e ndarjes nga jeta, shkrimtarin e shquar Shefqet Musaraj. Musaraj mbetet një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare të shekullit XX. Shefqet Musaraj lindi më 15 shkurt 1914 në Berat dhe u nda nga jeta më 28 korrik 1986 në Tiranë. Musaraj u shfaq në skenën letrare që në vitet ’30, kur botoi poemën “Bujku i Hanko Hallës” (1937), e cila solli një frymë të re sociale dhe patriotike. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ai u angazhua si publicist dhe redaktor i revistës ilegale “Kushtrimi i lirisë”, duke dhënë një kontribut të veçantë me veprat “Epopeja e Ballit Kombëtar” (1944), “Dje dhe sot” (1944) dhe me reportazhin “Shteg më shteg me partizanët e divizionit I sulmues”,...