Romani si ndërgjegje e shtetit: Sfida krijuese e Ahmet Prençit
ROMANI SI NDËRGJEGJE E SHTETIT: SFIDA KRIJUESE E AHMET PRENÇIT Nga Luan Rama Të njohësh një njeri përmes përgjegjësive që ka mbajtur në jetë dhe ta zbulosh më pas si shkrimtar, është një përvojë që të vendos përballë një prove të dyfishtë: të ndash figurën publike nga zëri krijues dhe të gjykosh letërsinë pa u ndikuar nga biografia. Kjo ishte sfida ime në përballjen me veprën letrare të Ahmet Prençit. E kisha njohur në një tjetër dimension: në kohën kur unë isha Ministër i Rendit Publik (kështu quhej atëherë Ministri i Brendshëm), ndërsa ai ishte oficer i ri i Policisë së Shtetit; një kohë kur fjala, vendimi dhe përgjegjësia kishin një peshë krejt tjetër nga ajo e letërsisë. Prandaj, shfaqja e tij si shkrimtar dhe,...
Burimi:
kultplus.com