Rikuperohen tre piktura të Renoir, Cézanne dhe Matisse, të vjedhura nga muzeu në Itali

Rikuperohen tre piktura të Renoir, Cézanne dhe Matisse, të vjedhura nga muzeu në Itali

Tre vepra të çmuara të Pierre-Auguste Renoir, Paul Cézanne dhe Henri Matisse, të vjedhura disa muaj më parë nga një muze në Itali, janë rikuperuar pas një hetimi të gjerë, njoftuan forcat italiane të policisë, Carabinieri. Veprat u sekuestruan gjatë kontrolleve të zhvilluara nga autoritetet në kuadër të hetimeve për vjedhjen. Deri tani, policia nuk ka bërë të ditur detaje të plota për personat e dyshuar apo vendndodhjen ku u gjetën pikturat. Bëhet fjalë për “The Fish” të Renoir, “Cup and Plate with Cherries” të Cézanne dhe “Odalisque on the Terrace” të Matisse. Vlera e tyre e përbashkët vlerësohet në rreth 9 milionë euro. U vodhën brenda pak minutash Pikturat u vodhën në fund të marsit nga Fondazione Magnani-Rocca, pranë Parmës. Autorët hynë në muze...