Baleti Kombëtar i Kosovës prezantohet për herë të parë në “International Bodrum Ballet Festival”

Baleti Kombëtar i Kosovës prezantohet për herë të parë në “International Bodrum Ballet Festival”

Baleti Kombëtar i Kosovës ka marrë pjesë për herë të parë në edicionin e 23-të të “International Bodrum Ballet Festival”, në Bodrum të Turqisë, ku prezantoi shfaqjen “Correr o Fado”, me koreografi nga Daniel Cardoso. Shfaqja u prezantua në dy mbrëmje radhazi, më 12 dhe 13 gusht, duke sjellë në skenën e festivalit një nga produksionet e Baletit Kombëtar të Kosovës. Të dyja paraqitjet u pritën me interes të madh nga publiku i shumtë në Bodrum dhe u shoqëruan me duartrokitje të gjata. Pjesëmarrja në këtë festival ndërkombëtar shënon një tjetër hap të rëndësishëm për Baletin Kombëtar të Kosovës në prezantimin e artit dhe kulturës kosovare në skenat ndërkombëtare./KultPlus.com