Restaurohet Muzeu Etnografik në Berat, rihap dyert pas 3 vitesh për vizitorët

Restaurohet Muzeu Etnografik në Berat, rihap dyert pas 3 vitesh për vizitorët

Muzeu Etnografik i Beratit pas procesit të restaurimit dhe konservimit rihapi dyert këto ditë. Muzeu ka një koleksion të pasur objektesh, është dëshmi e rëndësishme e kulturës, traditës interesante e të pasur të trevës së Beratit. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit vizitoi muzeun dhe shprehet se pasuron ofertën turistike të një prej qyteteve më të vizituara të Shqipërisë. “Pas një procesi të kujdesshëm restaurimi dhe konservimi, Muzeu Etnografik i Beratit rihap dyert, duke pasuruar ofertën turistike të një prej qyteteve më të vizituara të Shqipërisë. Me një koleksion prej rreth 1300 objektesh që dëshmojnë trashëgiminë, kulturën, traditat, zejet dhe mënyrën e jetesës së beratasve ndër shekuj, muzeu vjen i rikonceptuar për të ofruar një përvojë autentike dhe bashkëkohore për çdo vizitor”, shprehet...