Restaurohet filmi “Fëmijët e saj” i vitit 1957 i Hysen Hakanit, restaurimi i parë i një filmi në Shqipëri

Restaurohet filmi “Fëmijët e saj” i vitit 1957 i Hysen Hakanit, restaurimi i parë i një filmi në Shqipëri

Nga Juljana Vrapi Restaurohet filmi “Fëmijët e saj” i vitit 1957 me regji nga Hysen Hakani. “Fëmijët e saj” është një film shqiptar me metrazh të shkurtër, ku puna për restaurimin e tij është kryer pranë Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit në Tiranë nga specialisti audiovizual Erand Meça dhe Hajrie Dedei. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit bën me dije se është dhe restaurimi i parë i një filmi në vendin tonë. “Jemi krenarë të prezantojmë restaurimin e parë të filmit në Shqipëri, pikërisht filmin e parë prodhim tërësisht shqiptar “Fëmijët e saj” i vitit 1957. Regjia dhe skenari Hysen Hakani”, shprehet Arkivi i Filmit. Sipas AQSHF së shpejti premiera e këtij filmi të restauruar do të jetë në kinema “Drita” që është në këtë arkiv....