“RESIDUE” e Burim Berishës hapet  më 18 korrik në Institutin e Artit Bashkëkohor ARKIV

“RESIDUE” e Burim Berishës hapet më 18 korrik në Institutin e Artit Bashkëkohor ARKIV

Instituti i Artit Bashkëkohor ARKIV sjell më 18 korrik ekspozitën personale të artistit Burim Berisha, pjesë e programit kuratorial të institucionit. Ekspozita me titull “RESIDUE” hapet në orën 11:00, në Pejë, duke prezantuar një praktikë artistike të zhvilluar nga Berisha përgjatë më shumë se 25 vjetësh, shkruan KultPlus. Përmes skulpturës dhe instalacioneve që ndërthurin tingullin, tymin, dheun dhe materiale të tjera, “RESIDUE” eksploron marrëdhënien mes kujtesës, transformimit dhe gjurmëve që mbeten pas një ngjarjeje, personi apo objekti. Në këtë ekspozitë, figura nuk shfaqet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ndërtohet përmes mungesës, materialit dhe shenjave të pranisë, duke e kthyer veprën artistike në një proces reflektimi mbi atë që mbetet dhe vazhdon të jetojë përtej momentit të krijimit./KultPlus.com