Qëndresa Krasniqi vjen me ekspozitën “Xhubleta: Pëlhurë dhe Histori” në KultPlus Caffe Gallery 

Qëndresa Krasniqi vjen me ekspozitën “Xhubleta: Pëlhurë dhe Histori” në KultPlus Caffe Gallery 

Qëndresa Krasniqi do të sjell ekspozitën “Xhubleta: Pëlhurë dhe Histori” me kuratore Erika Nushi, ekspozitë që do të hapet më 21 korrik, në ora 19:00 në KultPlus Caffe Gallery.  “Xhubleta: Pëlhurë dhe Histori” është një projekt artistik që e trajton xhubletën jo vetëm si veshje tradicionale, por si bartëse të kujtesës, identitetit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Përmes këtij projekti, xhubleta shfaqet si një strukturë e gjallë simbolesh, formash, tekstilesh dhe rrëfimesh, ku puna e dorës lidhet me kujtesën kolektive dhe me rolin e gruas në ruajtjen e trashëgimisë.  Ky projekt shërben si dëshmi e procesit, si hapësirë reflektimi dhe si material ruajtës për një trashëgimi që mbart histori, mjeshtëri dhe ndjeshmëri kulturore. Ai synon të krijojë një dialog mes brezave, mes të kaluarës dhe së...