“7 ditët e krijimit”, vepra e Met Dervishit u shfaq në Muzeun arkeologjik të Durrësit

“7 ditët e krijimit”, vepra e Met Dervishit u shfaq në Muzeun arkeologjik të Durrësit

Shtatë ditë, shtatë poema dhe shtatë zëra në skenë për të rrëfyer jo vetëm krijimin e botës, por mbi të gjitha ndryshimin e saj. “7 ditët e krijimit”, vepra e Met Dervishit, u shfaq mbrëmjen e kaluar në Muzeun arkeologjik të Durrësit, duke sjellë në vëmendje të publikut njeriun, ekspozimin e tij ndaj ndryshimeve të forta dhe botën ku jetojmë. E ndërtuar mbi simbolikën e 7 ditëve të krijimit, vepra nis nga zanafilla e botës, nisja e mëkatit, për të ardhur deri te realiteti i sotëm, përmes zbulesave të autorit. Aktorët Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Olta Daku, Neritan Licaj, Mimoza Marjanaku, Alesia Xhemalaj, Xhuliano Brisku dhe Igli Zarka, si këngëtar, i dhanë jetë poemave dhe muzikës së përzgjedhur nga Metila Dervishi e Kristi Bello, duke...