Teatri Eksperimental përgatitet për sezonin e ri artistik, festivale, premiera dhe “1984” me Dino Mustafiç

Teatri Eksperimental përgatitet për sezonin e ri artistik, festivale, premiera dhe “1984” me Dino Mustafiç

Nga Julia Vrapi Premiera teatrore, prezantime në festivale dhe shfaqje të tjera do të shënojnë fillimin e sezonit të ri artistik në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Gjatë muajit shtator teatri do të marrë pjesë në dy festivale, do të sjellë premierën e shfaqjes “Big Baby” dhe në projekte është dhe “1984”, që do të shfaqet në tetor. Detajet e programit të muajve të parë të sezonit të ri artistik që pritet të nisë pas disa javësh i bëri të ditura drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Gjergj Prevazi. Sipas tij me fillimin e sezonit të ri artistik, shfaqje të këtij teatri do të jenë në festivale që zhvillohen në Korçë dhe në Prishtinë në Kosovë. “Në shtator fillojmë me prezantimin e shfaqjeve “Babai”...