Bill Nighy: “Ika në Paris për t’u bërë shkrimtar dhe përfundova duke lypur në rrugë”
Me filmin e tij të ri “& Sons”, aktori britanik Bill Nighy rikthehet në ekran në rolin e një shkrimtari të famshëm, por të vështirë dhe emocionalisht të largët. Në një intervistë të gjerë, 76-vjeçari ka folur jo vetëm për personazhin e ri, por edhe për ëndrrat e rinisë, arratisjen në Paris, raportin me teknologjinë, prindërimin dhe karrierën e tij të gjatë. “& Sons” nis me një situatë në dukje të njohur: një baba në fund të jetës mbledh fëmijët për t’u bërë një njoftim të rëndësishëm. Por filmi merr shpejt një kthesë të pazakontë, me elemente që e afrojnë historinë edhe me fantashkencën. Nighy interpreton AN Dyer, një romancier të famshëm dhe jashtëzakonisht të tërhequr nga jeta publike, një figurë që të kujton në...
Burimi:
kultplus.com