Princi William bëhet miliarder, pasuria e tij tejkalon atë të Mbretit Charles III

Princi William bëhet miliarder, pasuria e tij tejkalon atë të Mbretit Charles III

Trashëgimtari i fronit britanik, Prince William, ka arritur një pasuri neto prej rreth 1.6 miliardë dollarësh, duke kaluar për herë të parë pasurinë personale të babait të tij, Charles III. Sipas llogarive të reja vjetore të Grantit Sovran, rritja e pasurisë së William vjen kryesisht nga Dukati i Cornwall-it, prona private mbretërore që ai trashëgoi në vitin 2022, pasi Charles u ngjit në fron. Gjatë periudhës 2025–2026, Princi William realizoi të ardhura private prej 28.5 milionë dollarësh nga kjo pronë. Po ashtu, që nga marrja e titullit Princ i Uellsit, ai raportohet se ka paguar mbi 26 milionë dollarë në taksa. Ndërkohë, pasuria personale e Mbretit Charles III vlerësohet në 846 milionë dollarë, sipas listës më të fundit të Sunday Times, një rritje prej afro...