“Shame and Money” vazhdon rrugëtimin ndërkombëtar, këtë herë në Hong Kong

“Shame and Money” vazhdon rrugëtimin ndërkombëtar, këtë herë në Hong Kong

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, po vazhdon prezantimin e tij në skenën ndërkombëtare, ndërsa këtë javë do të shfaqet në Hong Kong International Film Festival – SummerIFF. Premiera aziatike e filmit do të mbahet më 21 gusht, në orën 21:30, në EMP Cinemas iSQUARE. Një tjetër shfaqje është planifikuar më 25 gusht, në orën 19:30, në EMP Cinemas Times Square, e cila tashmë është e shitur. Pas prezantimit në festivale dhe kinema në vende të ndryshme, “Shame and Money” po zgjeron kështu audiencën ndërkombëtare, duke sjellë një tjetër produksion të kinematografisë kosovare para publikut aziatik. “Hong Kong, shihemi në kinema!”, thuhet në njoftimin e ekipit të filmit./KultPlus.com