Katër ditë krijimtari për fëmijët në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Katër ditë krijimtari për fëmijët në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Galeria Kombëtare e Kosovës po organizon një program të veçantë për familje, i cili u dedikohet fëmijëve dhe synon t’i afrojë ata me artin përmes lojës, krijimtarisë dhe eksplorimit të teknikave të ndryshme artistike. Programi do të zhvillohet gjatë katër ditëve, duke filluar nga ora 11:00, dhe punëtoritë do të frymëzohen nga veprat e ekspozitës që aktualisht është e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Gjatë aktiviteteve, fëmijët do të kenë mundësi të punojnë me pikturë, kollazh, media të përziera dhe tekstil, duke eksploruar tema si natyra, ngjyrat, format dhe imagjinata. Përmes këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit do të inkurajohen të shprehen lirshëm dhe të zhvillojnë qasjen e tyre krijuese ndaj artit, duke mësuar njëkohësisht përmes përvojës praktike. Të gjitha punëtoritë do të udhëhiqen nga edukatorja e...