Revista polake “Ambassador”: Shqipëria parajsa ballkanike që ka ruajtur autenticitetin
Revista prestigjioze polake ”Ambassador” i ka kushtuar një artikull të veçantë Shqipërisë, duke sjellë një panoramë të bukurive natyrore, bregdetit, qyteteve historike, trashëgimisë kulturore e arkeologjike, Alpeve Shqiptare, gastronomisë dhe mikpritjes karakteristike të vendit tonë. Artikulli e prezanton Shqipërinë si një destinacion autentik, dinamik dhe gjithnjë e më tërheqës në Ballkan, duke nxjerrë në pah diversitetin dhe pasurinë e saj natyrore e kulturore. Artikulli i plotë i ”Ambassador” nga Izabela Budek: Për vite me radhë, Shqipëria qëndroi jashtë vëmendjes së turizmit masiv evropian. Sot, vendi po tërheq gjithnjë e më shumë udhëtarë që kërkojnë destinacione autentike, të paprekura dhe ende larg ndikimit të turizmit masiv. Është një vend i kontrasteve të jashtëzakonshme, nga njëra anë një vijë bregdetare e thyer dhe e egër, nga ana...
Burimi:
kultplus.com