Bebe Rexha nominohet për herë të parë si artiste e pavarur në MTV VMA

Bebe Rexha nominohet për herë të parë si artiste e pavarur në MTV VMA

Bebe Rexha ka marrë nominimin e saj të parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur, falë këngës “New Religion”, në bashkëpunim me grupin Faithless. Kënga është nominuar në kategorinë Best Dance në edicionin e vitit 2026 të MTV VMA. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur entuziazmin për këtë arritje. “REXHARS!!! Më në fund jemi nominuar për këngën tonë DHE si artiste e PAVARUR – NEW RELIGION”, ka shkruar Rexha. “New Religion”, e publikuar në mars të këtij viti, është bashkëpunimi i Bebe Rexhës me grupin britanik Faithless./KultPlus.com