Pranvera e vitit 1972, kur Shqipëria priti Bekim Fehmiun
Aktori Bekim Fehmiu e vizitoi Shqipërinë në pranverën e vitit 1972, kur ishte në kulmin e famës së tij ndërkombëtare. Gjatë atyre ditëve ai pa Tiranën, Durrësin, Krujën, Shkodrën, Gjirokastrën, Sarandën, Butrintin, etj. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit solli këto ditë në vëmendje vizitën e aktorit të madh në Shqipëri, duke ndarë dhe disa foto në faqen e tij. Ndër të tjera AQSHF shprehet se aktori u takua me figura të njohura të kulturës shqiptare, përfshirë Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin. Mori pjesë në aktivitete kulturore dhe vizitoi institucione artistike e historike. AQSHF shprehet se vizita e tij pati jehonë të madhe, sepse ndodhi në një periudhë kur kontaktet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishin të kufizuara. “Vetë Fehmiu shprehu dëshirën që një ditë të luante...
Burimi:
sot.com.al