“Jolene”, historia pas një prej këngëve më të famshme të Dolly Parton

“Jolene”, historia pas një prej këngëve më të famshme të Dolly Parton

Këngëtarja, kompozitorja, aktorja dhe producentja amerikane Dolly Parton u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, duke lënë pas një karrierë prej më shumë se gjashtë dekadash dhe një repertor të pasur me këngë që janë shndërruar në klasika të muzikës amerikane. Mes hiteve të saj, një vend të veçantë zë “Jolene”, kënga e publikuar në vitin 1973, e cila është bërë një prej veprave më të njohura të muzikës country. Parton e regjistroi këngën më 22 maj 1973 në legjendaren RCA Studio B në Nashville. E publikuar si këngë e veçantë, “Jolene” arriti në vendin e parë të Billboard Country Chart dhe me kalimin e viteve u shndërrua në një prej këngëve më të interpretuara të repertorit të saj. Historia pas këngës është po aq...