Saoirse Ronan dëshiron të jetë antagoniste në filmin e ri të James Bond-it

Saoirse Ronan dëshiron të jetë antagoniste në filmin e ri të James Bond-it

Aktorja irlandeze e nominuar për Oscar, Saoirse Ronan, ka rikonfirmuar dëshirën e saj për t’iu bashkuar filmit të ardhshëm të James Bond-it, por jo në një rol të zakonshëm. Ajo dëshiron të interpretojë antagonisten kryesore të agjentit 007. “Dua të shkoj në anën e errët. Kam thënë se dua të luaj një antagoniste të Bond-it dhe jam shumë serioze për këtë”, është shprehur Ronan në një intervistë për Empire. Aktorja, e njohur për interpretimet në Lady Bird, Brooklyn, Little Women dhe The Grand Budapest Hotel, tha se një rol i tillë do t’i jepte mundësinë të eksploronte një dimension tjetër të aktrimit. “Do të ishte shumë interesante të kishim një antagoniste të re femër. Sidomos për vajzat dhe gratë, të shohin dikë që mund të...