Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për Sunny Hill Festival 2026
Policia e Kosovës ka hartuar planin operativ “Festivali Sunny Hill-2026”, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e festivalit që nis sot dhe do të mbahet deri më 2 gusht në fshatin Bërnicë të Komunës së Prishtinës. Bazuar në numrin e madh të pjesëmarrësve dhe karakteristikat e festivalit, Policia ka angazhuar një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë me detyra specifike në zonën e zhvillimit të ngjarjes, si dhe në zonat përreth. Masat e sigurisë përfshijnë planifikime dhe veprime preventive e operative, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, sigurimin e hapësirës së festivalit, kontrollin e trafikut rrugor, monitorimin e situatës në terren dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj çdo personi që shkel ligjin. Për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe vizitorëve, Policia e...
Burimi:
kultplus.com