“Poemë vizuale për të pagjeturit e Kosovës dhe një klithmë zie”, Burim Myftiu ekspozon kujtesën e zbehur në Etno Fest
Në kuadër të Etno Fest, fotografi dhe artisti Burim Myftiu prezanton ekspozitën “Poemë vizuale për të pagjeturit e Kosovës dhe një klithmë zie”, një cikël fotografik që trajton një nga plagët më të dhimbshme dhe ende të pambyllura të shoqërisë kosovare – fatin e personave të pagjetur nga lufta e viteve 1998–1999. Përmes fotografive të portreteve të zbehura të të pagjeturve, Myftiu sjell një reflektim artistik mbi kujtesën, kohën, harresën dhe dhimbjen e familjeve që vazhdojnë të presin përgjigje. Ekspozita nuk është vetëm një dokumentim fotografik, por një dëshmi e heshtur e një historie të pazgjidhur dhe një thirrje për të mos harruar. Në tekstin shoqërues të ekspozitës, Burim Myftiu shkruan se lufta në Kosovë la pas mijëra viktima dhe plagë të thella që vazhdojnë...
Burimi:
kultplus.com