Philip Seymour Hoffman, një nga aktorët më të vlerësuar të kinemasë amerikane
Më 23 korrik 1967 lindi Philip Seymour Hoffman, një nga aktorët më të vlerësuar të kinemasë amerikane. I lindur në Fairport të New Yorkut, Hoffman u bë i njohur për interpretimet e tij të fuqishme dhe të veçanta, duke ndërtuar një karrierë të suksesshme si në teatër ashtu edhe në film. Ai u shfaq në një numër të madh filmash të njohur, ndër të cilët “Scent of a Woman”, “Boogie Nights”, “The Big Lebowski”, “Magnolia”, “The Talented Mr. Ripley” dhe “Almost Famous”. Edhe pse në fillim të karrierës interpretoi kryesisht role dytësore, talenti i tij e bëri një nga aktorët më të kërkuar të Hollywood-it. Kulmin e karrierës e arriti me filmin biografik “Capote”, ku interpretoi shkrimtarin Truman Capote. Për këtë rol ai fitoi çmimin...
Burimi:
kultplus.com