Performanca “No-w-Here” me koreografi nga Blenard Azizaj shënon fillimin e sezonit të ri në HangArt-Kinostudio
“No-w-Here”, peformancë që eksploron përmes trupit dhe tingullit raportin mes pranisë, identitetit dhe hapësirës, duke sjellë një eksperiencë intime dhe intensive për publikun. Performanca që vijon këtë mbrëmje në HangArt-Kinostudio, çel dhe sezonin e ri të skenës së pavarur, performancave dhe ekspozitave. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet se me performancën “No-w-Here” të Blenard Azizaj, HangArt hap një sezon të ri artistik kushtuar energjisë së skenës alternative, artistëve të rinj dhe formave eksperimentale të krijimit bashkëkohor. “Një hapësirë që mirëpret grupet joformale, performuesit që vijnë nga underground-i urban, nga komunitetet kreative, nga margjinat që po transformohen sot në qendrën më dinamike të kulturës së re shqiptare”, shprehet ministri Blendi Gonxhja, ku kjo performancë pas mbrëmjes së 20 majit vijon dhe këtë mbrëmje...
Burimi:
sot.com.al