Tumoret po ‘zhvendosen’ te moshat e reja, rriten rastet te 40-60-vjeçarët, ja çfarë dyshojnë shkencëtarët
40-60-vjeçarët e sotëm po zhvillojnë më shumë tumore sesa prindërit dhe gjyshërit e tyre, veçanërisht kancer të zorrës së trashë dhe të gjirit. Të dhënat, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, tregojnë se rastet e diagnostikuara para moshës 50 vjeç janë në rritje dhe shpesh bëhet fjalë për forma më agresive të sëmundjes. Fenomeni ka qenë në qendër të diskutimeve në dy nga kongreset më të mëdha botërore për kancerin, ndërsa është trajtuar edhe nga revista shkencore Nature. Megjithatë, shkencëtarët nuk kanë arritur ende të identifikojnë një shkak të vetëm. Sipas profesorit Mario Scartozzi, drejtor i Onkologjisë Mjekësore në Universitetin e Kaljarit, nuk ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes një faktori dhe shfaqjes së tumoreve te moshat e reja. Ai shpjegon se ka të ngjarë që...
Burimi:
sot.com.al