Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim
Njësia e Sigurisë Publike, së bashku me agjentët e Policisë së Vlorës dhe Policisë Rrugore, ka blinduar hyrjen e qytetit mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke ushtruar kontrolle të rrepta ndaj automjeteve që hyjnë në Vlorë. Fokusi kryesor i kontrolleve janë automjetet me xhama të errët, ndërsa po verifikohen personat e shpallur në kërkim, si dhe rastet e armëmbajtjes pa leje. Forcat e Policisë ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet një e nga një, në kuadër të masave të shtuara për garantimin e sigurisë publike.
Burimi:
javanews.al