“Ngërçi” politik! Kuvendi i Kosovës nis seancën konstituiv

“Ngërçi” politik! Kuvendi i Kosovës nis seancën konstituiv

kuvendi i kosoves KOSOVË- Një ditë pas përfundimit të afatit kushtetues, Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive, pas zgjedhjeve të 7 qershorit të këtij viti. Seanca ka nisur në orën 10:00 dhe po kryesohet nga Avni Dehari, si deputeti më i moshuar, ashtu siç e kërkon procedura. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, rendi i ditës parashikon që hapi i parë të jetë verifikimi i kuorumit dhe i mandateve përmes një komisioni të përkohshëm. Pas konstituimit të këtij komisioni, deputetët do të bëjnë betimin, për t’u kaluar më pas te zgjedhja e drejtimit të Kuvendit, përfshirë kryetarin dhe nënkryetarët. Ndërkohë, takimet e së martës dhe së mërkurës mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir...