Teherani: Negociatat me SHBA s’tregojnë tërheqje, por rezistencë!

Teherani: Negociatat me SHBA s’tregojnë tërheqje, por rezistencë!

Kryetari i parlamentit iranian dhe negociatori kryesor, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka mbrojtur bisedimet me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se negociatat nuk janë shenjë tërheqjeje, por rezistencë kur ato shërbejnë interesat kombëtare. Këtë qëndrim ai e shprehu në një letër të botuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Në përgjigje të kritikave të shprehura në gazetën e përditshme iraniane Kayhan, Ghalibaf shkroi se “duhet të them se çdo veprim racional, çdo dialog me autoritet, ose çdo përpjekje për të marrë të drejtat e kombit nga armiku, nuk duhet të përkufizohet gabimisht si kompromis dhe pasivitet.” Ai shtoi se është e nevojshme të merret përgjegjësia për mbrojtjen dhe ruajtjen e instrumenteve të pushtetit, në mënyrë që të konsolidohen arritjet e luftës dhe vendi të udhëhiqet me...